Mesut Ozil, largohet nga kombëtarja e Gjermanisë


Futbollisti gjerman me origjinë turke Mesut Özil, njoftoi se është larguar nga ekipi kombëtar i Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në rrjetet sociale sociale Mesut Özil, theksoi se i ka dhënë fund karrierës së tij në ekipin kombëtar të Gjermanisë, ku që nga viti 2009 ai ka veshur fanellën e saj për 92 herë duke shënuar 23 gola.

“Teksa ndjehem se kam qenë i ekspozuar ndaj racizmit dhe mosrespektimit, nuk mund ta përfaqësoj më Gjermaninë në nivel ndërkombëtar. Fanellën e Gjermanisë e kam veshur me krenari dhe ngazëllim, por tashmë nuk ndjej të njëjtat gjëra. Ka qenë e vështirë për të marrë këtë vendim sepse kam dhënë gjithçka për shokët e ekipit, trajnerët dhe popullin gjerman. Por fakti që drejtuesit e lartë të Federatës Gjermane të Futbollit nuk respektojnë origjinën time turke dhe më kthyen në një mjet të propagandës politike i bënë gjërat të padurueshme. Për këtë arsye nuk mund të luaj futboll. Nuk mund të qëndroj ashtu duke mos bërë asgjë. Diskriminimi është i papranueshëm”, porositi Özil, i cili në kombëtaren gjermane ka fituar kupën botërore FIFA 2014.

Baby Boo