Pamje apokaliptike/ Stuhia “Janos” shaktërron ishullin në Greqi


Pamje të shkatërrimit total në Assos, pasi përmbytjet e djeshme rezultuan në shkatërrimin e plotë të fshatit piktoresk. Plazhi i Assos, me rrugicat e tij piktoreske, praktikisht nuk ekziston pasi mijëra ton gur dhe baltë u sollen vrullshëm nga një përrua në zonë.

Njerëzit që u shpëtuan në minutën e fundit nga ujrat e rrëmbyeshme. Turistët e fundit, pasi kaluan makthin e fundit, paketuan gjërat e tyre dhe u larguan nga ishulli. Makinat e varrosura në baltë dhe gurë, rrënoja gjithandej, pemë të rrëzuara, dyqane të shkatërruara, njerëz që lu*ftonin për të shpëtuar atë që mundnin dhe pastaj … gjithçka e varrosur nën baltë.

Mitropoliti i Kefallinia, Z. Dimitrios, gjithashtu vizitoi zonën e prekur për të mbështetur banorët e fshatit të vogël.

Baby Boo