Mësohet se sa do të zgjasë vizita e Kadri Veselit në Kosovë


Ish-kryeparlamentari dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është duke qëndruar në Kosovë.
Veseli erdhi dje nga Haga ku po mbahej në parabu*rgim si i dyshuar për kr*ime lu*fte, pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është e rëndë.
Ish-kryetari i PDK-së do të qëndrojë për tri ditë në Kosovë.

Pas tri ditësh, Veseli do të rikthehet përsëri në Hagë.
EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.
Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara ka konfirmuar për Reporterin se Veseli është liruar për arsye familjare, por ka thënë se ai mbetet në parab*urgim.

“Për arsye personale Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka udhëzuar zyrën e regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestare për [Kadri Veselin] në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuar në këtë vizitë”, ka deklaruar Griep.
Ndryshe, gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, është e rëndë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Mitrovicës.Ai po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

Baby Boo