Mësohet identiteti i polices kosovare që u gjet e vdekur në varreza!


Sot në varrezat e qytetit të Gjilanit është gjetur pa shenja jete një zyrtare policore. Mësohet se bëhet fjalë për Ajtene Islami me gradë rreshtere. Islami ishte pjesë e operativës rajonale në Policinë e Kosovës.
Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë, tha zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.

Baby Boo