Mesazhi prekës i djalit të Valbonës për nënën e ndjerë

Marshit protestues të organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës i është bashkuar edhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dhe deputetja Mimoza Kusari – Lila.

Edhe ato së bashku me shuma gra të tjera po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Reagoni me kohë”, duke kërkuar drejtësi pas vrasjess së Valbona Marku Nrecajt dhe vajzës së saj.

Në mesin e protestuesve janë edhe fëmijët e së ndjerës, të cilët mbajnë bluza me fotografinë e motrës dhe mbishkrimin “Drejtësi për Klarën”, po ashtu edhe daja i tyre Shkëlzeni, i cili deklaroi se do të kërkojnë ndihmë nga Shqipëria dhe se pas të pamës do të dalin me shumë informata.

Në mesin e pankartave është edhe ajo që e mban i biri i viktimës në dorë më mbishkrimin “Të dua nënë”.