Hetimet për mazutin kanë përfunduar: Janë kthyer cisterna, kompanitë kanë bërë parregullsi!


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar, se hetimet për mazutin e importuar në vend, kanë përfunduar. Si rezultat, janë kthyer cisterna, ndërkaq parregullsi janë evidentuar edhe brenda shtetit tonë.
“Janë kthyer disa cisterna. Unë nuk dua të përmend emra të kompanive që janë kthyer. Parregullsi janë konstatuar edhe brenda shtetit tonë dhe është vepruar nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut”, deklaroi Bekteshi.
Ka premtuar, se deri të martën do të kompletohen të gjitha analizat nga të gjitha derivatet e naftës.

“Të presim deri të martën, dhe më pas do t’i publikojmë emrat e kompanive te të cilat janë gjetur parregullsi të tilla”.
“Në pjesën e mazutit kontrollet tashmë janë bërë, analizat tashmë i ka Inspektorati i Tregut, sipas atyre analizave të martën do të informohet publiku se çfarë është ndërmarrë”.
“Ka pasur çështje që kanë qenë jashtë rregullores e cila tregon sa i përket parametrave kualitativ”, megjithatë refuzon të publikojë emrat e kompanive të cilat kanë vepruar jashtë rregullores.

Baby Boo