Mesazhet mes deputetëve të VMRO-së më 27 prill: “Sela tashmë është OUT”


Ekspertiza e celularit të deputetit të VMRO-së, Kërsto Mukoski, i akuzuar për 27 prillin, tregon koordinimin që e ka patur me ish kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski për ngjarjet e 27 prillit. Por edhe koordinimin e komunikimin me bashkëpunëtorët e tjerë të partisë, raporton Televizioni SHENJA.

KRSTO MUKOSKI shkrun në një grup në VIBER me 37 persona. Me Ivan Sokollovin, Acen, Gjorçen, G.K-në ( e ka shënuar në celular me iniciale) , Sashe Stefanoskin, Trajçe Dimkovin, Gjorgji Koxhabashievin, Zoran Konjanoskin, Cvetkon, Sllave Kadastrën, Aleksandar Atanasovin, Pançe Toshkovskin, Nikolla Micevskin, Marija Kozekliskën, Beti Kuzmanovskën, Cvetan Tripunovskin, Mile Janakieskin, Liljana Kuzmanovskën, Johanin, Romeo Kolegun, Goran Jovanovskin, Qf95VM1JvFQ( kështu e ka regjistruar), Vasill Pishevin, Dimitar. D, QkKkMDsJ1Ik, Marjan Kratovën, Sasho Llazarovskin, Spiro Risteskin, Llazar Popovskin, Zllatko Perinskin, Oliverin, Emill Dimitrievin, Dragan Danevin, Hendon, Alim Kolegun, Daniella UZnë, Nello UMS-në, Viktori nga shtabi.

Komunikimi më 27 prill të vitit 2018 në këtë grup është si vijon.

Marija Kozekliska në orën 13 – “Të gjithë janë të njoftuar. Ok”

Cvetin Tripunovskin në orën 17:48 – “Çfarë po ndodhë në sallën e Kuvendit??”

Johan Tarçullovski – “Po mbrohet Maqedonia…Na sulmuan dushmanët. Nuk ka kthim prapa”

Vasill Pishev – “Vëllezër dhe motra nuk lëshojmë pe. Nëse duhet do të vdesim për atdheun”

Spire Ristevski – “Dergoni përforcime prej të gjithë anëve. Deri në maksimum”

Mile Janakievski – “Më shumë e më shumë popull”

Sasho Llazarovski – “Sela mund të jetë tashmë OUT”

Baby Boo