Mesazh nga Tetova, qyteti me histori të veçantë!


Shkruan Besart Hoti

Besart Hoti Përmes këtij mesazhi të bukur nga qyteti që përmban histori të veçantë në vete Tetova, vendi i studimeve për mua. Nga këtu dëshiroj të shpreh lëkundjet e mia që po vazhdojn të rriten ashtu siç edhe po zvogëlohet koha ime e studimeve. Afërsisht edhe një vit më ndanë nga diplomimi im pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, mirëpo çka më pret mua pas kësaj?! Me diplomim zyrtarisht i papunë si shumë të tjerë sikurse unë, apo duhet të bëhem vegël e dikujt prej pushtetar-ve në mënyrë që ta marr një punë për të siguruar jetesën time dhe të familjes. Prindrit po vazhdojn të më shkollojnë me sakrifica mirëpo ky diplomim i imi a do t’i bëj krenar ata, apo vetëm se do tua shtoj brengat kur të më shohin duke u marrur me punë të tjera dhe jo me punën që unë duhet të isha marr pas kësaj arritje, për të cilen edhe do të kualifikohem. E pse unë të iu nënshtrohem atyre (pushtetarë-ve) qëndror e sidomos atyre lokal që të mpijn gjakun për një votë, kur ata ne realitet janë shërbëtoret e mi, të popullit!! A do duhej që edhe unë të kisha Prindërit ose ndonjë mik apo familjar të inkuadruar në pushtet, në mënyr që edhe unë të kisha më të lehtë vendin e punës posa të mbaroja studimet, sikurse edhe rasti i fundit i një X personi i cili i rahatoi katër fëmijet e tij, nëpër vende pune që për shumë student edhe të ciklit të II që kan përfunduar studimet është e pamundur, familjarizem e nepotizem??!! Nuk po e kërkoj vëmendjen, kërkoj që sado pak të prek në ndërgjegjën tënde ty që bënë këto ndarje shoqerore duke e rrënuar edhe egzistencën e popullit tënd, duke detyruar rinin e vendit tënd t’i mbushin ambasadat për të kërkuar viza, duke i dërguar në rrugë ilegale për të boshatisur këtë copë Kosovë, duke përqarë e shfrytezuar në qdo cep njerëz plot sakrificë e motivim edhe duke u munduar ti bësh të paditur me injorancën tënde që kalon qdo kufij. Kësaj rinie duhet ti japësh motivim o i paditur me plot pushtet në duar, sepse ju jeni të atillë që po e shkatrroni vendin tuaj. Rinia së pari kërkon drejtësi e pastaj të punësohet dhe të punoj me nderë dhe nuk po e kërkoj vetëm të drejtën time mirëpo po shpreh mllef dhe indinjatë edhe për secilin që është i përgaditur dhe që nuk përfaqëson injorancë,sikur ti që e bënë. Në mënyr që të jemi të pastër para njerëzve dhe para Zotit, në vendin që u sakrifikuanë breza për Shtetformim dhe besoj egzistojnë pak të atillë që punojnë për shtet ndërtimin. Nga thellësia e zemrës sime,deri tek ndërgjegjia juaj. Shumë pak, duke shprehur shumë! B.H

Baby Boo