Mes pacientëve në Infektiv/ Rrëfimi i infermieres që u largua nga prindërit për të jetuar vetëm në këtë situatë


Me kostumin mbrojtës dhe një buzëqeshje nën maskë, Emanuela Braka ndihmon çdo ditë pacientët me Covid 19 në Infektiv.

Jeta e saj ndryshoi ditën kur Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje se i nevojitej staf e ajo pa u menduar dy herë aplikoi e më pas nisi punën.

Çdo ditë në orën 6:30 në mëngjes niset për në QSUT me një mendim te qartë ne kokë, te vijoj misionin që profesioni si infermiere i vendos mbi shpatulla.

‘’Mendova qe ne fillim se ky është momenti im dhe duhet ta kapja këtë moment nga ana profesionale sepse është diçka qe nuk përsëritet me asnjëherë ne jetë. Në fund te fundit kjo është detyra e një infermieri te jetë sa me human dhe e ndjeva përgjegjësi te ndihmoja njerëzit’’, shprehet ajo.

Top Channel udhëtoi bashkë me të një mëngjes e deri kur mbërriti ne Infektiv ndau me ne eksperiencën e saj brenda godinës më të përfolur te momentit. Marrëdhënia me pacientët që tani janë miqtë e tyre apo dhe mes vetë mjekëve ku herë pas here ndjejnë ankth dhe lodhje.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Sidorela Gjoni.

Baby Boo