Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka realizuar takime me krerët shtetëror të vendit.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendës-kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Bushati theksoi se qytetarëve e Maqedonisë duhet të mbështesin procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.
Dua të përgëzoj Qeverinë e Maqedonisë për arritjen e marrëveshjes së Prespës. Faktori politik shqiptar ka dhënë kontribut të posaçëm. Dua të bëj thirrje gjithë qytetarëve, për të mbështetur këtë proces historik të rëndësishëm, jo vetëm ndërmjet Shkupit dhe Athinës, por edhe stabilitetit të rajonit tonë. Diskutuam për bashkëpunim në procesin e skriningut për të dy vendet tona, në kushtet kur ka një kalendar dhe horizont të qartë”- u shpreh Ditmir Bushati, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë./Pacensure