Merren në pyetje dëshmitarët për Akmis, Prokuroria kërkon informacione nga Këshilli Gjyqësor dhe PSP


Prokuroria Publike kërkon informacione nga Këshilli Gjyqësor, Prokuroria Speciale dhe nga Gjykata Penale, rreth hetimit për keqpërdorime eventuale të sistemit AKMIS. Përveç kësaj, tashmë janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, por Prokuroria nuk zbulon se a janë thirrur në bisedë edhe VlLadimir Pançevski, Stojançe Ribarev dhe Tatjana Mihajllova, që e kanë udhëhequr gjykatën në periudhën për të cilën Ministria e Drejtësisë e përgatiti raportin.

Janë dërguar kërkesa për dorëzimin e të dhënave nga më shumë institucione – Këshilli Gjyqësor i RM-së, Prokuroria Publike Speciale dhe deri te kryetari i Gjykatës Themelore Shkup 1. Në ndërkohë janë marrë në pyetje më shumë dëshmitarë të cilët mund të ndihmojnë në vërtetimin e situatës faktike.

Raporti i Ministrisë së Drejtësisë, tashmë një kohë të gjatë ndodhet edhe para Këshillit Gjyqësor. Komisioni i formuar nga tre anëtarë në krye me Aleksandra Zafirovskën, përfundimet e tyre i prezantuan vetëm para kolegëve të tyre, por jo edhe para opinionit publik.

Është shqyrtuar Raporti fillestar i Komisionit pranë Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë në lidhje me Raportin dhe Procesverbalin nga kontrolli i kryer për funksionimin e sistemit informatik dhe mbikëqyrja mbi zbatimin e dispozitave të Rregullores gjyqësore në gjykata, i dërguar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe janë caktuar drejtimet për hetimet e mëtejshme që do t′i kryej Komisioni.

Llazar Nanev, gjykatësi i cili ishte në krye të Komisionit e që e përgatiti këtë raport, pret që Prokuroria të vërtetojë keqpërdorimet.

“Keqpërdorimet dhe ndikimet e jashtme, manipulimi i orarit vjetor për punë dhe ndryshimet e shumta, tregojnë se ka pasur keqpërdorim të tij”, tha Llazar Nanev – gjykatës.

Në dorë dhe nëpërmjet telefonit janë ndarë lëndët në Gjykatën Penale dhe Supreme, konstatohet në raport. Hetim në lidhje me këtë, hapi edhe Prokuroria Speciale e cila në tetor të vitit të kaluar kreu bastisje në zyrat e ish-kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevskit.

Baby Boo