Luboteni pa energji tashmë dy ditë, banorët: Kemi dëme në shtëpi dhe biznese


Banorët e Lubotenit shpesh herë mbeten pa energji elektrike. Si rezultat i kësaj,  ata shprehen të revoltuar,  sepse ju prishet ushqimi gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Kjo gjendje u përsërit edhe dy ditët e fundit. Fshatrat Luboten, Rashtak dhe një pjesë e fshatit Lubancë,  gati 38 orë mbetën  pa energji elektrike. Ata thonë se nuk është hera e parë që përballen me këtë problem dhe ankohen se mungesa e energjisë në këto fshatra, vjen si dënim nga EVN-në për të ndëshkuar banorët që nuk paguajnë rrymën.

Ata që nuk paguajnë ankohen për fatura të larta të cilat nuk i mbulojnë dot. Por të tjerët, thonë se nuk mund të mbeten pa energji, edhe ata që i paguajnë shërbimet e EVN-së dhe i apelojnë kompanisë të gjejë tjetër mënyrë që të mbledhë borxhet.

“Ata  arsyetohen me atë se ne nuk paguajmë, por më shumë se gjysma e fshatit paguajmë rrymë. Njerëzit nuk mund të vuajnë të gjithë, për shak të disa njerëzve të papërgjegjëshëm. Nuk është në rregull të futet gjithë fshati në të njejtin vend me ato që nuk paguajnë. Ne kemi fshtarë  të cilët kanë paguar, 4000, 5000 , 8000 euro borxhe të cilat I kanë, por përsëri ju del se kanë borxhe në llogari. Pra kjo nuk është e mundur, të paguajsh dhe përsëri të të figurojë borxhi” – tha Kryetari i Bashkësisë Lokale, Rexhep Imeri.

 

Fshatarët  ankohen për fatura deri edhe mbi 13.000 mijë denarë gjatë verës, madje thonë se gjatë  dimrit ka fatura që arrijnë deri në 30.000 denarë. Përveç banorëve po vuajnë edhe bizneset.  Më e dëmtuara nga ko situatë është therrtorja e fshatit e cila ka pësuar humbje të thellë ekonomike sepse i është prishur mishi i 100 kokave dhen të therura.

Ju sa  keni paguar borxhe?

– 8 400,80 den

– Dhe  prapë nuk keni rrymë?

– Jo nuk kam rrymë. Ja ku kam faturat që I kam paguar. 5000 euro katër vëllezër, katër shtëpi kemi paguajm çdo vjet rrymë dhe prap jemi pa rrymë” – u shpreh një banorë i fshatit Luboten për kamerën e TVM2.

“E paguaj rrymën rregullisht, unë kam 6 punëtorë dhe paguaj me kartelë. kur skemi rrymë punëtorët rrinë pa punë, ndërsa rrogat unë ua paguaj” – tha një afarist i këtij fshati.

Kreu i Butelit kërkon që EVN t’i japë fund kësaj praktike të ndaljes së energjiosë për të gjithë, për të ndëshkuar ata që nuk paguajnë.

“Ne si komunë do të ndërrmarrim masa rigoroze që kjo të mos ndodhë më  në tërritorin e Butelit, jo vetëm në Butel por në të gjithë Maqedonin nuk duhet të ndodh kjo. paramendoni si ruhen ushqimet nëkëto temperature të larta, ka shtëpi që kanë fëmijë të vegjël, si mund të ruhet qumështi, ai prishet. Por edhe ushqimin nuk kanë ku ta ruajnë” – deklaroi Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Svilevski.

Banorët thonë se nëse EVN nuk ndërmerr masa për të zgjidhur  problemin, ata do të marrin masa radikale kundër kompanisë.

Baby Boo