Mërgimtari vjen nga Zvicra për pushime, rregullon lagjen ku jeton

Mërgimtarët kosovarë nuk po kontribojnë vetëm financiarisht për vendin e tyre. Ata shfrytëzojnë pushimet për të rregulluar vendlindjen e tyre dhe rrugët e fshatrave prej nga vijnë.
Një kontribut të tillë e jep edhe Adnan Mahalla, i cili tash e një kohë të gjatë jeton në Zvicër. Ai thotë për KTV se në vendlindje vjen disa herë gjatë një viti.

Baby Boo

E, kësaj here, bashkë me shokun nga lagjja e tij, i cili po ashtu jeton në mërgim, vendosën ta rregullojnë një pjesë të rrugicës ku dikur kishin jetuar.
Adnani thotë se këtu nuk do të ndalet, e investimet për lagjen e tij do të vazhdojnë.