ASh për rastin e hendbollistit kroat: “Pse vr*asësit nuk po dënohen siç u dënuan për Sazdovskin”


ASH-ja nëpërmjet një preskonference ka reaguar për me vr*asjen e hendbollistit kroat. Ata thonë se tentativat për të mbrojtur su*lmuesit, filluan me Ministrinë e Punëve të Brendshme fillimisht duke mohuar se ka pasur dhu*në, е tani vazhdojnë me prokurorinë duke ua zbutur veprën penale dhe për pasojë edhe dënimin që duhet të marrin su*lmuesit.

E dini të gjithë se në drejtësi një rol të rëndësishëm luan praktika gjyqësore, si mekanizëm për të krahasuar cilësinë e drejtësisë. Ata e krahasojnë rastin me vr*asjen e Nikolla Sazdovskit i cili u vr*a vite më parë dhe thonë se autorët nuk po dënohen njëjtë edhe pse verpa është identike.
Nga ASH-ja pyesin Prokurorinë çfarë ndryshoi në këto dy raste kur të gjitha rrethanat dhe veprimet janë të njëjta? Mos vallë jeta e një të riu kroat është më pak e vlefshme sesa jeta e një të riu maqedonas!?

“Tr*agjedia e fundit është e ngjashme me atë të të riut, Nikolla Sazdovski. Edhe sipas përshkrimit të lëndës nga ana e prokurorisë, vërehet se dy rastet ja identike, dhu*në fizike, goditje të kokës në send të fortë që ka sjellë pasojë vdekjen e kështu me radhë. Por, në mes dy rasteve ka një dallim të madh. Në rastin e Sazdovskit Prokuroria ngriti padi për vepër penale vr*asje sipas nenit 123, pika 2, paragrafi 1, ku parashihet dënim minimal prej 10 vite burg ose burg të përjetshëm dhe epilogun e dini të gjithë. Në rastin e fundit e njëjta prokurori, veprën e ka kualifikuar në bazë të nenit 123, por pika 1 ku dënimi është përgjysëm më i ulët dhe parashihet të paktën 5 vite burg”, tha deputeti, Halil Snopçe nga ASH-ja./TV21

Baby Boo