Mërgimtari që po ndihmon zjarrëfikësit në Tetovë


Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami sot ka realizuar një takim mjaft të frytshëm me bashkëatdhetarin Blerim Selmanin nga Gjurgjevishti. Kasami e falënderuar atë për ndihmën e vazhdueshme që jep për Komunën e Tetovës respektivisht për zjarrfikësit tanë.

“Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes zjarrfikësve të Tetovës dhe të atyre të Villit ku edhe punon Blerimi. Ai, ka shprehur gatishmëri që në një të ardhme të afërt një ekip zviceran instruktor të trajnojnë dhe të ndihmojnë zjarrfikësit e Tetovës se si të përballen me zjarret dhe fatkeqësitë natyrore. Shumë shpejt do të kemi një takim të përbashkët për të definuar të gjitha procedurat dhe për të përshepjtuar realizimin e këtyre projekteve.

Më herët Blerim Selmani, siguroi mjete dhe pajisje të nevojshme për situata të aksidenteve gjegjësisht shkallë të gjata dhe pajisje tjera të nevojshme në raste të aksidenteve tragjike. Komuna e Tetovës tashmë ka nisur të përmirësojë kushtet e zjarrfikësve dhe tu sigurojë mjetet e duhura”, ka shkruar Kasami. /INA

Baby Boo