Mërgimtari nga Kumanova dhuron 100 tabletë për nxënësit


Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë dje u dhuruan 100 tabletë që iu shpërndanë 100 nxënësve në nevojë. Ky donacion është i mirë se ardhur dhe ndihmesë e madhe për nxënësit tanë.

Me këtë rast drejtoria e shkollës, shërbimi pedagogjik, kolektivi, prindërit dhe nxënësit e faleminderojmë dhe i jemi shumë mirënjohës për përkrahjen, mbështetjen dhe kontributin donatorit Artan Hamziu.

Mbështetja juaj në të vërtetë ndihmon këta fëmijë në realizimin e mësimit në distancë, andaj donatorit Artan Hamziu i urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese pafund!

Baby Boo