Mërgimtarët ndërtojnë vila në kodrina


Mërgimtarët të moshë së mesme të cilët kalojnë me muaj në vendlindje – Dibër preferojnë që shtëpinë e dytë ta kenë në kodrina, meqë Dibra disponon me kodrina të bukura dhe me një vegjetacion të pasur. Ka mërgimtar të cilët tani më kanë ndërtuar shtëpitë apo vilat e tyre në pjesën e epërme të qytetit. Mes tyre është edhe dibrani mërgimtar Refik Kosovrasti i cili më se katër dekada jeton dhe punon në SHBA. Ardhja e tij në vendlindje është e ngjashme me dibranët të tjerë të cilët tanimë një pjesë të vitit jetojnë në SHBA kurse pjesën tjetër në vendlindje.

Një bisedë miqësore me Refik Kosovrastin këto ditë realizuam në Dibër. Biseduam rreth aktiviteteve të tij në SHBA, bizneseve që atje posedon por edhe për investimet që ka bë në Dibër në një kodër të bukur nga ku panorama e qyteti shihen shumë bukur. Ai ka dhënë një kontribut shumë të madh në përkrahjen të kauzës kombëtare dhe veçmas për aktivitete humanitare.

Ai thotë se ndërtimi të shtëpisë në një kodër në pjesën e epërme të Dibrës e ka bërë për një jetë më të qetë meqë shumë vite ka punuar në qytete të mëdha të Amerikës. Në afërsi të shtëpisë ai ka kultivuar disa plantazhe me lajthi, pemë dhe perime të cilat defakto edhe vet i kultivon. Është një jetë e qetë plot energji që e duam ne që jemi në mërgim, thotë Kosovrasti dhe potencon se Dibra ka pjesë shumë të bukura të cilat deri tani nuk janë shfrytëzuar.

“Është mirë që Dibra të vazhdoj të ndërtohet në pjesën e epërme meqë me të vërtet bukurit natyrore janë fantastike. Unë mendoj se pikërisht kështu duhet të bëhet edhe plani i ri për urbanizim të qytetit. Pjesa e epërme e qytetit jep një perspektivë shumë të mirë dhe faktikisht nuk bëhet mbulimi i zonës së tokës prodhuese me shtëpi”, thotë Kosovrasti.

Kosovratsi i cili është një dibran që ka dhënë shumë për vendlindjen është i mendimit se pikërisht në këta kodrina të Dibrës duhet të ndërtohet një qytezë pranverore e cila jep mundësi për një rekreim shpirtëror, por duhet infrastruktura rrugore të përmirësohet. Ky mërgimtar poashtu në parcelat e tij të tokës dhe plantazheve ka gjetur edhe një burim të freskët të ujit.

Ai ka investuar vet dhe faktikisht të gjithë aktivitetet që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë qofshin në shtëpinë e tij apo në plantazhet, uji sigurohet nga burimi që ka gjetur Refiku e që i ka emëruar burimi i lajthis. Duke kaluar fëmijërinë në këto pjesë të bukura të Dibrës mund të them se ka shum burime të ujit, shprehet ai.Prandaj kjo zonë e Dibrës ka nevojë që të popullohet dhe të ndërtohen shtëpi të bukura. Refiku poashtu vet ka investuar për ndriçimin të rrugës që çon në këtë pjesë të qytetit të epërm si dhe për rrugën.

Në muajt në vijim bashkëqytetari i jonë i cili është një mërgimtar i suksesshëm në SHBA planifikon të bëj ndërtimin të vilave për mërgimtarët. “Në bisedën që kamë patur me dibranët në SHBA u informova se një pjesë e mirë e tyre ka një interesim të madh që kur realizojnë pushimet në vendlindje, ato t’i kalojnë pikërisht në pjesën e epërme të Dibrës, thotë Refik Kosovrasi dhe shton se planifikon që të ndërtoj shumë shpejt disa vila në këtë pjesë të Dibrës. Do të jenë investimet e mija thotë ai, me çka do të kontribuoj që kjo pjesë e Dibrës të popullohet të zhvillohet dhe normalisht efektet do të jenë ekonomike.

Por duhet të theksojmë dhe faktin se ka edhe mërgimtar të tjerë të cilët kanë ndërtuar objekte banimi në pjesët periferike të Dibrës e sidomos në pjesën që lidhën qytetin me vendbanimin e ri Rajçicë. Kosovrasti poashtu ka potencuar se pushteti vendor në Dibër duhet një vëmendje të veçantë ti kushtoj ndërtimit të vendbanimit në pjesën e epërme e jo objekte banimi të ndërtohen në pjesën e poshtme të qytetit. Për fat të keq edhe ata që kanë financuar dhe kanë investuar për ndërtimin e shtëpive në pjesën e epërme të qytetit nuk kanë marr përkrahje të pushtetit vendor për rregullimin e infrastrukturës. Çdo gjë që është bë në këtë pjesë të qytetit është bë fal investimeve individuale, thotë Kosovrasti.

Baby Boo