Prej nesër në Maqedoni fillon mjekimi i të infektuarve me Kovid 19 me plazmë gjaku dhe me zbatimin e ozonoterapisë


Mjekimi me plazmë gjaku e të infektuarve me Kovid 19 te ne do të fillojë prej nesër. Në spitalin “8 Shtatori” do të fillojë mjekimi i këtyre të sëmurëve me ozonoterapi, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Edhe me këto dy mënyra mjekimi dhe me plazmën e gjakut që fillon praktikisht nga nesër, për herë të parë plazma do të merret nga një pacient i cili është konfirmuar se gjendet në fazë në të cilën ka antitrupa që mund t’i jepen pacientit dhe ozonoterapinë me pajisjen që kemi do të fillojë në spitalin ‘8 Shtatori’. Ka indikacione përkatëse, nuk është e mundur të aplikohet te secili”, tha Filipçe.

Duke folur në programin e mëngjesit në Sitel TV, ministri tha se terapia e saktë për trajtimin e pacientëve me këtë virus në të gjithë botën do të konfirmohet në vijim dhe se ne si vend jemi pjesë e studimit me disa vende të botës në të cilat do të konfirmohen një nga katër mënyrat me të cilat kjo sëmundje do të trajtohet me terapi të përshtatshme dhe qasje të përshtatshme.

Filipçe përsëriti se ende nuk ka vendim për atë sa do të jetë ora policore gjatë fundjavës duke shtuar se kjo varet nga sjellja e qytetarëve, të cilët duhet t’i respektojnë masat për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse gjegjësisht maskave dhe numri i të sëmurëve të ri në ditët në vijim.

“Është shumë herët të themi sa do të zgjasë ora policore gjatë fundjavës së vazhduar festive, do të presim analizën e numrit të rasteve nga ditët në vazhdim deri të enjten do të merret vendim. Dua të them që të gjitha opsionet janë të hapura sepse nuk e dimë se çfarë javë do të kemi para nesh sa i përket rasteve të reja të diagnostikuara”, tha Filipçe.

Sido që të jetë masa, jo vetëm për këtë fundjavë, por edhe për ditët përpara nesh lidhur me orën policore theksoi ai, kjo është kohë kur të gjithë duhet të jemi të durueshëm sepse vetëm në këtë mënyrë ne kontribuojmë në shëndetin tonë dhe shëndetin e të gjithëve rreth nesh.

Përsëriti, siç tha, se “disa punë lidhur me sanksionet duhet të fillojnë edhe më herët, sepse një punë e qytetarëve nuk i respektojnë masat”.

“Më shumë se 60 vende të botës kanë vendosur masa të tilla kufizuese dhe vetëm këto japin rezultate. Ekziston presion ekonomik dhe shoqëror, jo vetëm në vendin tonë, por ne nuk mund vetëm ashtu t’i lehtësojmë masat dhe t’i lëmë njerëzit të lëvizin lirshëm, sepse mund të përballemi me rrezik nga kulmi i infeksionit, gjë që e kemi shmangur me sukses me këtë skenar. Dhe në këtë kuptim, pra, kjo rritje e kohës së lëvizjes së qytetarëve është e kombinuar me mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse”, thotë ministri.

Sipas tij, ky nuk është lehtësim i masave por vendosja e masave është masë restriktive shtesë.

“Rritja e numrit të orëve për lëvizje së bashku me maskë mbrojtëse do të them se është masë më restriktive”, tha Filipçe, duke potencuar se grupet e rrezikuara janë ndarë, ndërsa maska është e obligueshme që është restriskion shtesë krahasuar me ato parapraket.

Një grup punues prej ekspertëve dhe Komisionit për Sëmundje Infektive dhe odat ekonomike punojnë në atë si do të organizohen kapacitetet prodhuese dhe biznese të vogla të caktuara edhe pse disa prej ndërmarrjeve të vogla te ne funksionojnë. Por është shumë herët, thotë ai, të flitet për hapjen e shkollave dhe kopshteve.

“Do të jetë sistem që do të kërkojë riorganizim për sa i përket numrit të nxënësve në shkolla, shpërndarjes siç duhet në klasa dhe të fëmijëve në kopshte. Tani jemi ende të përqendruar në pritjen e numrit maksimal të pacientëve. Pastaj, kur ky faktor të bjerë nën një, numri i pacientëve do të fillojë të ulet dhe do të fillojnë masat e tjera”, tha Filipçe.

Filipçe, siç tha ai edhe dy ditë, është në vetëizolim në shtëpi, dhe më pas ai duhet të bëjë testime të detyrueshme. Është duke përdorur kohën, tha ai, mes tjerash për të bërë një retrospektivë të asaj që është bërë periudhën e fundit në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Baby Boo