MEPSO: Nis digjitalizimi i rrjetit transmetues


MEPSO ka modernizuar pajisjet telekomunikative për monitorimin e sistemit elektroenergjetik dhe transferimin e të dhënave në Maqedoninë e Veriut dhe ka ndryshuar atë ekzistuese që daton nga viti 2004, për të cilën tashmë nuk ka pjesë rezervë. Investimi që kap shumën e 4.9 miliardë eurove mbështetet nga Banka Evropiane për Ripërtrirje dhe Zhvillim që ka siguruar 2.9 milionë euro, kurse mjetet tjera janë të MEPSO-s.

“Në këto kohëra turbulente nuk guxojmë ta kthejmë kokën nga qëllimi kryesor, që të sigurohet qëndrueshmëria e të dhënave tona ekonomike. Ekzitojnë dy mënyra që kjo të realizohet. Ndërlidhja e ndërsjelltë e tregjeve energjetike dhe formimi I një tregu të përbashkët rajonal, sikurse ai në BE” – tha Andi Aranitasi, përfaqësues i BERZH-it.

Pajisja e re do të mundësojë informacione të shpejta dhe të sakta për situatën nëpër stacionet e transformatorëve që do të transmetohen në systemin “Skada” dhe do të minimizohet rreziku nga havaritë – tha Drejtori I MEPSO-s, Orhan Murtezani. /KlanMacedonia/

Baby Boo