Mexhiti: “Çairi zemra e BDI-së, sinonim i fitores”


Nënkryetari i BDI-së dhe ish kryetari i Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet siociale ka falenderuar qytetarët ër vetëdijen e lartë të treguar në shfrytëzimin e të drejtës së votës ditën e djeshme, dëshmuan qytetari dhe mundësuan rrumbullakësim të një procesi zgjedhorë fer dhe demokratik edhe përtej problemeve teknike që u paraqitën. ‘Ju jam mirënjohës dhe falenderues pafund.

Mbështetja juaj na jep forcën dhe kurajon për të vijuar edhe më fuqishëm dhe edhe më bindshëm për të dhënë edhe goditjen e fundit për mandatin e ri për Çairin me në krye Visar Ganiun’, shkruan Mexhiti.
Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Çairit,
Faleminderit për vetëdijen e lartë të treguar në shfrytëzimin e të drejtës së votës, edhe njëherë dëshmuat për qytetari dhe mundësuat rrumbullaksim të një procesi zgjedhorë fer dhe demokratik edhe përtej problemeve teknike që u paraqitën.
Të dashur qytetarë, aktivistë, strukturë e Bashkimit Demokratik për Integrim-Dega Çair,
Faleminderit nga zemra, për kontributin dhe besimin e dhënë. Ju jam mirënjohës dhe falenderues pafund.
Mbështetja juaj na jep forcën dhe kurajon për të vijuar edhe më fuqishëm dhe edhe më bindshëm për të dhënë edhe goditjen e fundit për mandatin e ri për Çairin me në krye Visar Ganiun.
Faleminderit dhe faqebardhë do të takohemi në fitore ABSOLUTE!

Baby Boo