“Mendimet tona janë me Izraelin”, reagon Rama: Shqipëria dënon fuqishëm sulmin terrorist

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmin e Hamasit kundër Izraelit, sulm i cili u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune. Shefi i qeverisë shqiptare thotë se Shqipëria e dënon me forcë një akt të tillë.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama.