Meliza Haradinaj për Kurtin: Kryeministri “modest” me xhinse “Diesel” 130 euro


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes disa fotografive të postuara në llogarinë Instagram ka treguar se se sot kishte shkuar në këmbë nëpër qytet në zyrë pa makinë, ani pse mesazhi i tij ishte për të vetëdijesuar qytetarët që ta ruajmë ambientin dhe t’i shmangemi lëvizjes me automjet.

Por, derisa ky gjest u komentua shumë në rrjete sociale, është dikush tjetër që po komenton veshjen e kreut të qeverisë, shkruan Indeksonline.

Meliza Haradinaj, këshilltare e ish kryeministrit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se xhinset që kryeministri Kurti ka veshur janë të markës “Diesel”, ndërsa kushtojnë 130 euro.

“Era e ndryshimit i sjellë edhe xhinset e Kryeministrit ‘modest’ me çmim që kap rreth 10% të pagës së tij të zvogëluar. Xhinset ‘Diesel’ 130€, paga ‘modeste’ 1,450€.

Megjithatë, ka shpresë se do i kushtojnë më pak kur i rritet rroga në fund të muajit”, ka shkruar ajo./Indeksonline

Baby Boo