“235 milion euro, për 0 metër autostradë”, LEN pyet se ku mbetën punimet për korridoret 8 dhe 10D?


Lidhja Europiane për Ndryshim pyet Qeverinë se përse nuk është ndërtuar as edhe një metër autostradë nga marrëveshja me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Thonë se deri tani shteti ka paguar gjithsej 235 milionë euro për këtë qëllim. Ata i dërgojnë porosi kryeministrit Talat Xhaferi që të publikojë marrëveshjen e plotë mes Qeverisë dhe Bechtel Enka për ndërtimin e korridoreve, në të kundërtën ata dyshojnë se kjo marrëveshje mund të ketë manipulime që lidhen si me rastin e ish ministrit të transportit në Kosovë, Pal Lekaj, i cili kishte paguar 53 milionë euro nga buxheti i shtetit për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve.

“Po bëhet gati një vit që kur është nënshkruar marrëveshja me Bechtel & Enka, dhe deri tani nuk është ndërtuar as një metër autostradë. Prej muajit prill të vitit të kaluar e deri më tani, Qeveria i ka paguar Bechtel & Enkës 235 milion euro për zero metër autostradë. Tani duhet që Qeveria të dalë dhe të tregojë se për i çfarë janë paguar ato 235 milion euro Bechtel Enkës, sa marrëveshje të fshehta ka nënshkruar Grubi dhe ku përfundojnë këto para?”, pyet Daut Memishi – LEN

Baby Boo