Meksikë, majtisti Obrador fitues i zgjedhjeve presidenciale


Komisioni Kombëtar Zgjedhor (INE) në Meksikë njoftoi se sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të djeshme, president i ri i Meksikës u zgjodh kandidati i krahut të majtë Andres Manuel Lopez Obrador, raporton Anadolu Agency (AA).

Si kandidat i koalicionit “Së bashku ndërtojmë historinë” Lopez Obrador fitoi 53 për qind të votave në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Meksikë.

Në vend të dytë radhitet kandidati i Lëvizjes së Djathtë “Për Meksikën në radhë të parë” Ricardo Anaya, i cili ka marrë mbështetje nga pak më shumë se 22 për qind të votuesve.

Jose Antonio Meane i koalicionit “Të gjithë për Meksikën” fitoi 16 për qind të votave, ndërsa kandidati i pavarur Jaime Rodriguez mori 5.5 për qind.

Lopez Obrador është një politikan 64 vjeçar i cili ka kandiduar për zgjedhjet presidenciale në Meksikë dy herë në dy raste.

Komisioni Zgjedhor njoftoi se rezultatet janë numëruar shpejtë, të bazuara në sondazhet e daljes, por se janë një tregues shumë i besueshëm.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Meksikë priten pas dy ditësh.

Votuesit meksikanë zgjodhën dje 128 anëtarë të rinj të Senatit, 500 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, autoritetet rajonale në tetë shtete meksikane dhe kryebashkiakun e Mexico City-t.

Baby Boo