Dy çmime “Nobel” në letërsi këtë vit, Ismail Kadare favorit


Këtë vit ekzistojnë dy mundësi që Ismail Kadare të fitojë çmimin “Nobel” në letërsi. Vitin e shkuar Akademia Suedeze u përfshi në një skandal seksual, ndaj dhe nuk u dha çmimi. Por Nobeli i munguar vjet do të jepet sivjet.

Do të ketë 2 çmime Nobel. Kandidatët për vitin 2018 dhe vitin 2019 do të shpallen gjatë vjeshtës, ndërsa Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka propozuar kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare.

“Kurrë nuk është vonë që, sipas së drejtës cesariane, merita e shpërblyer të shkojë tek i merituari,”– u shpreh Akademia e Shkencave teksa rikonfirmoi këtë propozim.

Baby Boo