Mej i dërgon letër urimi Zaevit për marrëveshjen e arritur me Greqinë

Kryeministra e Britanisë së Madhe, Tereza Mej sot në një letër dërguar kryeministrit Zoran Zaev uron marrëveshjen e arritur me Greqinë në lidhje me emrin e shtetit, si dhe ratifikimin e saj në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

“Kjo arritje e rëndësishme nuk do ishte e mundur pa guximin politik, vizionin dhe udhëheqësinë. Siç kemi diskutuar më parë në Shkup, zgjidhja e kontestit të emrit do të sjellë dobi enorme për të dy shtete, si dhe për rajonin e gjerë”, thuhet në letrën e Mej.

Baby Boo

Ajo në letrën e saj shton se përfundimisht pas 25-viteve, dëshira e shumicës së qytetarëve, që duan ta shohin vendin e tyre si anëtare të NATO-s dhe BE-së, do t’i hap dyert e këtyre aspiratave.