Megi Pojani bën humor me Policinë e Shtetit, ata e gjobisin me 3 milionë lekë të vjetra për këtë video


Megi Pojani është e njohur edhe për videot plot humor që publikon në rrjetet sociale. Por këtë herë shakaja e postuar në Tik Tok nuk i ka dalë mirë, pasi ka tentuar të bëjë humor me Policinë e Shtetit.

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit të reagojë në mënyrë urgjente sepse një beb është ulur në sediljen e parë të makinës dhe nuk ka vendosur asnjë rrip sigurimi. Reagoooo”, shprehej aktorja e serialiy “H.O.T” në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Pikërisht kjo video ka vënë në lëvizje efektivët, të cilët kanë konstatuar se aktorja ka përdorur celularin dhe nuk ka vendosur rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit, ndaj e kanë “shpërblyer” me një gjobë prej 300 mijë lekësh të reja.

Mbase kjo gjobë do të shërbejë si një mësim për Megin, e cila herë tjetër duhet jo vetëm të vendosë rripin e sigurimit dhe të të mo përdorë celularin gjatë drejtimit të makinës, por edhe të mos talet me Policinë, në rast se nuk do të marrë një gjobë tjetër.

Baby Boo