Ngrihet akuzë për Zhan Mitrev, burg nga 1-10 vite!


Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër spitalit të tij “Zhan Mitrev” si person juridik. Sipas aktakuzës, bëhet fjalë për vepër penale “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal, për çka parashihet burg prej 1 deri në 10 vite. Sipas prokurorisë, janë fshehur fakte kyçe dhe në këtë mënyrë është shkaktuar huti tek pacientët të cilët janë mjekuar në spital.

“I akuzuari pacientëve dhe publikut u ka treguar se metoda e hemofiltrimit është e lejuar të përdoret dhe është efikas për mjekim nga Covid 19, duke shfrytëzuar gjendjen e shkaktuar shëndetësore nga pandemia me Covid 19. Megjithatë, mundësinë për përdorimin e kësaj metode tek pacientët e sëmurë me Covid 19, ai nuk ka guxuar ta promovojë, njëkohësisht duke i fshehur faktet se nuk është i aprovuar në trajtimin e kësaj sëmundjeje, as nga botuesi, as në vendin tonë dhe se autorizimi për produktin medicinal është dhënë vetëm në procedurë urgjente për shkak të pandemisë, me kritere dhe fushëveprim të përcaktuar. Gjithashtu, përveç përfitimit të mundshëm, trajtimi kishte edhe rreziqe serioze të mundshme për të cilat pacienti duhej të ishte njoftuar, kështu që produkti nuk mund të paraqitej si i sigurt ose efektiv në trajtimin ose parandalimin e Covid-19”. – thanë nga prokuroria.

Aktakuzë për “Zhan Mitrev”, 1.6 milion euro fitim nga hemofiltrimi

Ndërkohë si përgjigje për aktakuzën e ngritur nga klinika “Zhan Mitrev” kanë thënë se pafajësinë do ta dëshmojnë në gjykatë.

“Këto sulme të pabaza do të duhet të dëshmohen në gjykatë dhe do të jetë e vështirë të dëshmohet sepse e vërteta është se asnjë pacient nuk është mashtruar dhe të gjitha trajtimet dhe proceset në spital kanë qenë publike dhe transparente dhe në interes të pacientëve. Me këtë edhe vetë akuza e PTHP-së do të bjerë në gjykatë.”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Sipas hulumtimit të gazetarëve, klinika private me numrin më të madh të pacientëve gjatë pandemisë me Covid 19, ka përdorur metodën e hemofiltrimit, të dhënat e të cilit janë përdorur për studim të klinikës. Në kundërshtim me legjislativen vendore, studimet nuk janë paraqitur e as miratuar nga Malmed.

Baby Boo