Meghan Markle kishte nisur të dilte me futbollistin e Premierligës para se të njihej me Princin Harry


Dukesha britanike e kurorës Meghan Markle mund të kishte përfunduar si grua e famshme e një futbollisti të Premierligës angleze, në vend të hyrjes në familjen mbretërore.

Rrjete të ndryshme britanike rozë raportojnë se ish-aktorja 38-vjeçare po kërkonte prej kohësh një burrë të pasur britanik. Kjo e bëri atë që të njihej me ish futbollistin anglez të Arsenal e Chelsea, Ashley Cole.

Markle besohet se bisedonte shpesh me mikeshat e saj për beqarët e Londrës të cilët mund të “gjuante” , dhe ka shkëmbyer mesazhe flirtuese me Cole para se të vendoste të mos interesohej më.

Edhe ish-mbrojtësi i majtë i Anglisë ka qenë në faqet e gazetave pas një tradhtie ndaj ish-gruas së tij Cheryl Cole, dhe supozohet se bëri që Meghan të heqë dorë duke kërkuar që të avanconin njohjen e tyre.

Amerikania tashmë është martuar me Princin Harry me të cilin kohët e fundit janë vendosur në Kanada “për t’i shpëtuar shtypin britanik”.

Baby Boo