Gashi pas votimit të Ligjit për shtetësi: Me ketë ligj fituan të gjithë qytetarët!


Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi pas votimit të ligjit për shtetësi, ka thënë se me ketë ligj shumë qytetarë do të mund të realizojnë të drejtën e tyre.

“Ne sot jemi këtu 12 personazhe por pas nesh janë mijëra qytetarë të vullnetit të mirë qe e duan të drejtën, drejtësinë dhe kanë qenë bashkë me ne për të drejtën që ju ka munguar. Sot Kuvendi me votimin ligjit ka pranuar një faj që është bërë, dhe me votimin e sotëm garantohet që në të ardhmen nuk do të ketë diskriminime. Kjo është një metodë e mirë, që jeta demokratike duhet ë funksionojë. Pavarësisht se jemi opozitë, nxitëm debat na u bashkëngjit pozita, dhe sot sollëm këtë ligj”, tha Gashi.

Ai shtoi se për ligjet që i prekin interesat e qytetarëve, duhet të gjithë të jenë bashkë.
“Me këtë ligj nuk kanë fituar vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët që kanë qenë të privuar nga të drejtat elementare. Dua të ju them të gjithë qytetarëve se ky ligj është për të gjithë ata. Bashkarisht duhet të gëzohemi”, u shpreh Gashi.

Baby Boo