Mediat spanjolle: Real Madrid ofron shumën e çmendur 600 milionë euro për Neymar

Më pak se një vit më parë, Neymar ishte protagonist i merkatos së futbollit. AI u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e këtij sporti, duke kaluar nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Këtë verë, megjithatë, braziliani mund të kthehet në qendër të merkatos, duke mbushur faqet e para të gazetave sportive europiane, teksa përflitet një rikthim i fuqishëm në Spanjë, në radhët e Real Madridit.

Baby Boo Tinex

Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi madrilen do të jetë i gatshëm për të vënë në pjatë 600 milionë euro, për ta marrë Neymar nga PSG. Një shifër astronomike, e cila do të amortizohet pjesërisht nga shitja e Bale (me vlerë të paktën 100 milionë euro). Hipoteza e largimit të yllit brazilian është mohuar kategorikisht nga PSG-ja, klubi i tij aktual, që ka një kontratë ligjore me të.

Në Spanjë theksojnë se PSG mund të përfitojë nga transferimin e Neymar për të zgjidhur disa probleme, që lidhen me “fair play financiar”, por Al-Khelaifi ka bërë një investim afatgjatë me blerjen e “O’Ney”, për të promovuar jo vetëm zhvillimin sportiv të klubit, por edhe edhe atë komercial në mbarë botën.

Përshtypja është se çështja vazhdon të mbetet e hapur, ndërsa trajneri Zidane tashmë është duke menduar për çiftin Neymar-Ronaldo, duke përjashtuar problemet e përshtatshmërisë: “Për Neymar nuk kam asnjë gjë të re, por lojtarët e mirë janë gjithmonë të pajtueshëm në një ekip. Ne do të flasim për këtë gjë në fund të sezonit”.

Restorant Lumare