Mediat greke shpërndajnë lajmin e rrejshëm se Erdogan ka vdekur


Një lajm i shpërndarë nga mediat greke dhe më pas në rrjetet sociale ka bërë që të ç’orientohen lexuesit e mbarë botës.

Sipas lajmit, Erdogan ka vdekur si shkak i një ataku në zemër.

“Erdogan ka vdekur për shkak të një ataku në zemër. Pavarësisht ndihmës së mjekëve, presidenti turk nuk arriti të mbijetojë”, thuhej në lajmin fillestar, përcjell BalkanËWeb.

Pas kësaj, kurdët besohet se kanë hyrë në një faqe në “Ëikipedia” dhe kanë shtuar informacion se Erdogan ka ndërruar jetë.

Mirëpo, menjëherë mediat serioze trajtuan këtë lajm dhe duke thirrur burime presidenciale, ato dolën në përfundimin se gjithçka ishte një thashetheme.

Izraeli hyri menjëherë në faqen hebraike të Ëikipedia të Erdogan, ndryshoi të dhënat dhe nuk lejoi qasje në të.

Më pas, mediat më serioze botërore thanë se lajmi është i pavërtetë dhe nuk ka baza e se kreu i shtetit turk është me pushime.

Emri i “Erdogan” ka rezultuar ndër më të kërkuarit në “Google” pas këtij lajmi fals bombastik.

Rexhep Tajip Erdogan ka lindur më 26 shkurt 1954 dhe është presidenti i 12-të i Turqisë që nga viti 2014.