Mediat e afërta me VMRO-në: Dikush për 10 qebapa shkon në burg, Zaev për 200 mijë euro u shpallë i pafajshëm


Për 10 qebapa të vjedhura dikush shkon në burg, ndërsa dikush për 200 mijë euro mito fiton aktvendim për pafajësi, kështu mund të përshkruhet gjyqësia në Maqedoni, shkruan portali i afërt me VMRO-DPMNE i njohur si “infomax”.

Sipas shkrimit, gjykatësi i rastit “Mitmarrja” la të lirë kryeministrin Zoran Zaev, i cili gjatë kohës së kryetar komune kishte kërkuar 200 mijë euro mito nga një biznesmen i Strumicës, për një tokë. Po ashtu thuhet se Zaev u kap në flagrancë dhe kjo ishte dëshmuar përmes një video materiali, që u lëshua në gjykatë, por që nuk ja vlejti.

Baby Boo