Media në Izrael: Turqia po i bën presion Kosovës për ambasadën në Jerusalem


Media izraelite ‘Israel Hayom’ ka shkruar për letrën që presidenti turk Reccep Tayip Erdogan i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti për ta rishqyrtuar ambasadën e saj në Jerusalem.
“Presidenti i Turqisë, Erdogan ka kërkuar nga kryeministri i ri i Kosovës që ta rikonsiderojë hapjen e ambasadës në Jerusalem”, shkruan Israel Hayom.

Erdogani bërë këtë kërkesë në një letër urimi për kryeministrin Albin Kurti i cili mori postin e shefit të ekzekutivit në fillim të javë. Zyra e kryeministrit Kurti lëshoi një kopje të letrës të enjten.
Kosova u bë shteti i parë evropian dhe shtetit i parë me shumicë myslimane që ka vendosur ambasadën në qytetin e Jerusalemit, pas ShBA-së dhe Guatemalës.

Erdogan në anën tjetër ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës më herët që kjo lëvizje mund t’i dëmtojë marrëdhëniet Kosovë-Turqi në të ardhmen.
Disa shtetet tjera ose kanë hapur ose janë zotuar se do të hapin zyra diplomatike në qytetin e Jerusalemit.

Baby Boo