Media e njohur: Vendi ku shpërtheu CoVid-19, SHBA i dha laboratorit në Wuhan 3.7 mln $ për eksperimentet tek lakuriqët e natës


“Qeveria e Sh.B.A.-së dha 3.7 milion dollarë ndihmë për laboratorin e Wuha. Laboratori kinez nga ku besohet se ka patur një rrjedhje të mundshme të koronavirusit ka përdorur para të qeverisë amerikane për të realizuar hulumtime në lakuriqët e natës për të cilët shkencëtarët besojnë se janë burimi origjinal i shpërthimit vdekjeprurës.” kështu e nis shkrimin media e njohur Daily Mail për sa i përket laboratorit të koronaviruseve në Wuhan.

Laboratori është qendra e disa teorive të komplotit ku thuhet se është burimi origjinal i shpërthimit të koronavirusit. Instituti i Virologjisë Wuhan ndërmori eksperimente koronaviruse mbi gjitarë të kapur më shumë se 1.000 milje larg në Yunnan të cilat u financuan nga një grant prej 3.7 milion dollarë nga qeveria amerikane.

“Instituti i Virologjisë Wuhan ndërmori eksperimente për koronavirusin mbi gjitarë të kapur më shumë se 1.000 milje larg në Yunnan, të cilat u financuan nga një grant prej 3.7 milionë dollarë nga qeveria amerikane.” vijon mw tej shkrimi.

Instituti ndodhet vetëm 20 milje larg tregut të ushqimit, ku fillimisht besohej se filloi shpërthimi. Ekspertët vazhdojnë të thonë se virusi është transferuar nga kafshë te njeriu dhe nuk është krijuar me laborator në Kinë siç pretendojnë disa teori konspirative.

Baby Boo