Automjeti me targa gjermane del nga rruga në rajonin e Mavrovës, tre të vdekur


Sot (01 gusht) në ora 16:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës- Dibër, në zonën urës së Strezimirit, automjeti i pasagjerëve Renault me ​​targa kombëtare Gjermane ka dalë nga rruga.

Fillimisht në vendin e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona (dy meshkuj dhe një femër), ndërsa një e lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Ekipet e SPB Tetovë tashmë janë në vendngjarje dhe së shpejti do të fillojë hetimin e udhëhequr nga Prokurori Publik dhe në të cilin do të marrë pjesë edhe një ekip nga DPB Gostivar.

Baby Boo