Media angleze: Mafia shqiptare po vë nën kontroll trafikun e drogës


Mafia shqiptare vendoset në fokus të shtypit britanik. Mediat vendase shkruajnë se mafia shqiptare me elementë të rrezikshëm po depërton gjithmonë e më shumë në trafikimin e drogave të rënda dhe po zë një peshë të madhe në tregun e zi në Birmingam dhe West Midlands.

“Birmingham Mail” shkruan se gangsterët shqiptarë i kanë tashmë të ndara zonat e influencës.
Sipas hetimeve thuhet se ata fillimisht ishin pjese e menaxhimit të një klubi striptizmi, të cilin e furnizonin me droga të lehta e të rënda, e duke siguruar aty edhe klientelën e vet.

Më pas, në vitin 2016, shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u arrestuan pasi u kapën me plotë 120 mijë paund kokainë në Birmingam.

Vetëm pak kohë më parë Agjencia Kombëtare e Krimeve paralajmëroi se bandat shqiptare kanë ndikim të madh në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe dhe se disa prej tyre janë edhe kontrolluese kryesore në tregun e trafikimit.
Në vitin 2017, policia në West Midlands arrestoi 140 shqiptarë, mbi të cilët rëndonin 51 akuza nga më të ndryshmet, sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike./BW

Baby Boo