Me vite nuk e marr rrogën! Ja me çfarë para jeton Kastrati


Humanisti, Halil Kastrati ka treguar se a paguhet në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën ai i ndihmon familjet në nevojë.

Kastrati për emisionin Oxygen ka thënë se ai ka një rrogë mirëpo atë nuk e merr çdo muaj pasi që merr shumë dhurata.

“Kemi donator enkas që na mbajnë neve si staf që merremi me bamirësi. Secilin prej neve ka një rrogë duke më përfshirë edhe mua si dhe bashkëpunorët”, ka thënë Kastrati.

Kastrati u shpreh se “Gati një vit nuk marr rrogë për arsye se kam shumë dhurata dhe kam thënë që pasi që unë marr dhurata rroga të shkon për familjet”.

Kastrati ka thënë se është shumë transparent me punën që e bënë. Ai ka thënë se nëse çdo person dyshon në humanitetin e tij le të shkojnë tek Prokurori.

Kastrati ka thënë se çdo ditë listat e donatorëve publikohet online për ndihmat që ata i dhurojnë.

Baby Boo