Reagim ndaj shkrimit të Bardhyl Mamutit


Është muaji i ramazanit, prandaj nuk pritej një reagim i hoxhallarëve ndaj shkrimit të B.Mahmutit. Ndërsa unë sot isha më i lirë, dhe pa marrë leje nga z. Mustafë Bajrami vendosa t’i përgjigjem shkrimit të ish politikanët të dështuar në Maqedoni. Pa parathënie do të hyj në temë sepse nuk kam ambicie politike, por u nisa nga parimi të qëndroj me drejtësinë.

Me keqardhje e them se z. Bardhyl, brenda vetes ka gjëra që po i fsheh, prandaj, duket se sikur të ketë qenë i “detyruar”të dilteme këtë shkrim për të nxjerr “mllefin” kundër hoxhës ose “shumicës së hoxhallarëve” kur ai thotë: “Përdorimi vetëm i emrit arab për Jerusalemin nuk është i rastësishëm… «Izraeli invadon Jerusalemin»! Shqiptarët, si rrallëkush tjetër janë vigjilent përball sloganeve të ngjashme që përpiqen ta fshehin realitetin, sepse edhe vetë kanë qenë objekt i shtrembërimeve të tilla nga propaganda serbe…”

 

Unë do të përpiqem të jam shumë i shkurtër në reagimin tim, sepse në fund z. Bardhyl, më duhet t’i jap një leksion historie. Prandaj reagimin e filloj me fjalinë e fundit në këtij paragrafi. Unë them se kjo fjali nuk ka të bëj fare me hoxhallarët, por me ata që ishin servil ndaj serbëve. Sajesat vinin nga ata që punonin serbë dhe kishin krushqi me serbët. Të tillë ishin më serbë se vetë serbët, e jo hoxhallarët, ndonëse ka mundur dikushprej tyre të bashkëpunonte me ta.

I dashuri Bardhyl, e marr me mend, që ti nuk i ke dëgjuar hoxhallarët nëpër xhami e as nëpër oda, por pyeti pleqtë, se si i edukonin fëmijët e tyre, bile se si të “edukonte ty gjyshi yt” të cilët mësimet imerrnin prej hoxhallarëve: “Biro, mos u marto me shkinë, mos u vesh si shka, mos ha si shka, mos ec si shka, mos shko në vendet ku janë shkiet…Të gjitha këto mësime ishin që të rruhej identiteti kombëtar shqiptar… E nga na dolën hoxhallarët objekt i shtrembërimeve…Ndërsa ata që mendonin si ju (komunistë), njënumër i konsiderueshëm e shtrembëruan historinë tonë të lavdishme dhe shumë prej tyre u tjetërsuan menjëherë, ndërsa populli vuajti zinjtë e ullirit…

Sa i përket emrit arab të Jerusalemit, shkurt të them. Unë Shkupit i them Shkup, e jo Skopje, sepse jam shqiptar dhe den baba den i kemi thënë kështu. Një muslimanKudsit nuk i thotë Jerusalem, por Kuds. E ti kërkon që një hoxhë (kupto një shqiptarë), t’i thotë Kudsit Jerusalem, sikurse t’i kërkosh një shqiptari që Shkupit t’i thotë Skopje!

Nuk ju kam ditur kaq të cekët kur ju thoni: «…të gabueshëm pohimin kur thuhet se Kosova për serbët është si Jerusalemi për Izraelin»Ju mendoni se nuk është ashtu! Ehhh, fatkeqësisht, njerëz sikurse ti që janë futur në politikë na kanë sjellë situatën në këtë gjendje ku jemi sot. Ti, duket se nuk e njihke historinë, e aq më tepër atë të Lindjes së Mesme. Sikur ta njihje nuk do ta shkruaje këtë fjali. I dashur, fabrikimet që i kanë bërë serbët për Kosovën, dhe pretendimet e tyre se Kosova është toka e shenjtë e tyre, janë munduar t’ia mbushnin mendjen botës së Kosova është vend i Serbisë, mu ashtu sikurse izraelitët që ta kanë mbushur mendjen ty,se,Kudsi është e drejtë e Izraelitëve. Bile, ti ke filluar të besosh se Izraeli ka të drejtë legjitime ta formojë shtetin nga Nili deri në Eufrat.

Pastaj ju thoni:“teologësh islam dhe historianësh neo-otoman janë bërë argat të Serbisë duke pretenduar se gjoja «shqiptarët invaduan Kosovën gjatë periudhës së pushtimit ottoman”Pretendimi juaj se hoxhallarët dhe disa historian pretendojnë se “shqiptarët invaduan Kosovën”, kjo tregon se nuk e njihni as historikun e gjuhës shqipe,e as historinë tonë. I dashuri Bardhyl, a e di tise, banorët e fiseve ilire kur e morën emrin shqiptar? E kuptoj që nuk e dini, sepse nuk do ta shkruaje këtë fjali…prandaj do të tregoj ty dhe tjerëve që nuk e dinë. Shqiptarët më herët njiheshin me emrin shqiptarë, por njiheshin me emrin e fiseve të tyre edhe pse ishin shqipfolës. Kur këta banorë të fiseve (ilire) pranuan islamin filluan t’i quajnë shqiptarë përt’i dalluar nga të tjerët p.sh. nga arbërit që ishin krishterë. Pra, kuptimi i shprehjes shqiptarët invaduan Kosovën do të thotë, shqipfolësit muslimanëkur invaduan Kosovën (kur u bënë shumicë), nga shqipëfolësit ortodoks…” e jo nga serbët, ndonëse serbët ishin pushtues të tokave të shqipfolësve ortodoks e katolikë që njiheshin me emrin arbër ose me emra të tjerë. Më habit fakti se ju si “njohës i shkencave politike” t’i jepni të drejtën një pushtuesi për Kudsin të jetë kryeqytet i tyre “shndërrimi i Jerusalemit në kryeqytet të shtetit të Izraelit është vendim politik dhe e drejtë legjitime e popullit hebre… Sërish ju them se jeni larg të drejtës ndërkombëtare. Kthehu dhe lexo, se rreth 12 rezoluta ndërkombëtare janë votuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që ia ndalojnë Izraelit të drejtën qëKudsi të jetë kryeqyteti i tyre. Pastaj , mbi 20 vjet, presidentët e SHBA-ve, para Trumpit e kishin marrë vendimin nga Kongresi që ta transferonin ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Kuds, por nuk e kishin bërë sepse ishte vendimkundër rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. E ti i dashur, nga na dole t’ia japësh të drejtën (a)izraeiltëve, kur edhe Evropa dhe shumica dërmuese e shteteve të botës janë kundër këtij vendimi. A nuk po e sheh edhe aleatja më e madhe e SHBA-ve (Evropa), doli kundër tyre…

Baby Boo