Më të pasurit e Amerikës, ja cilët janë ata!

Sipas një raporti të Institutit Amerikan për Studime Politike, dhjetë familjet më të pasura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zotërojnë rreth 530 miliardë dollarë.

Baby Boo

Raporti thotë se pasuria është trashëguar nga një brez në tjetrin.

“Pasuria e secilës prej këtyre dinastive vjen nga kompanitë që janë themeluar në të vërtetë nga brezat e mëparshëm, prindërit ose paraardhësit e tyre”, thotë raporti.

10. Familja Cathy

Familja Cathy, e cila ka në pronësi zinxhirin ushqimor Chick-fil-A, vlerësohet të ketë në dispozicion 11 miliardë dollarë.

9. Familja SC Johnson

Pasuria e kësaj familje llogaritet të jetë 18.2 miliardë dollarë, kryesisht e grumbulluar nga shitja e produkteve të higjienës, si Pledge, Glade dhe Windex.

8. Familja Lauder

Pasuria e familjes Lauder vlerësohet të jetë 22.4 miliardë dollarë. Aktualisht kompania ka në zotërim 30 brende, duke përfshirë MAC dhe Clinique.

7. Familja Pritzker

Magnatët e Hotel Pritzker kanë pasuri prej 26.6 miliardë dollarësh. Familja Pritzker ka krijuar pasuri duke investuar në zinxhirin e hoteleve Hyatt.

6. Cox

Cox Enterprises, Cox Communications, e cila është pjesë e Cox Media Group, vitin e kaluar kanë realizuar 20 miliardë dollarë të ardhura. Sot, themeluesit e James Cox kanë një pasuri prej 37 miliardë dollarësh.

5. Familja e Edward C. Johnson

Familja Johnson peshon 38.7 miliardë dollarë. Eddie C. Johnson, themeluesi i fondit të dytë më të madh të përbashkët (portofoli i aksioneve dhe obligacioneve të investitorëve të ndryshëm) në botë, Fidelity, filloi të rritet ndjeshëm.

4. Familja Cargill-MacMillan

Kjo familja ka traditë në industrinë e agrobiznesit që nga viti 1865. Sot, pasuria e familjes Cargill-MacMillan ka një pasuri prej 38.8 miliardë dollarësh.

3. Familja Mars

Familja Mars ka mbledhur pasuri prej 72 miliardë dollarë nga shitja e çokollatave Mars, M&M dhe Milky Ways. Gjashtë anëtarë të familjes janë në listën e revistës Forbes në mesin e 400 më të pasurve.

2. Familja Koch

Kompania e naftës Koch, ndërtoi një pasuri prej 107 miliardë dollarësh. Vëllezërit Charles dhe David kanë rritur këtë konglomerat që fiton 100 miliardë dollarë në vit.

1. Familja Walton

Pasuria e familjes më e pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 169.7 miliardë dollarë. Kjo familje ka në pronësi zinxhirin më të madh të shitjes me pakicë në botë Walmart, themeluar në vitin 1962 nga Sam dhe Bud Walton.