Arkin Jahiji: “Nuk do të ketë derë të mbyllur për qytetarët e Bërvenicës”


Arkin Jahiji, kandidat i BDI-së për komunën e Bërvenicës tregoi se për çfarë ndryshime kishte nevojë ajo komunë.
Ai tha se do të investojë në mbledhjen dhe menaxhimin efektiv të mbeturinave, sisteme kanalizimesh modern dhe furnizim me ujë të pijshëm. Përveç këtyre ai tha se do të ndërtojë parqe dhe hapësira të gjelbra në çdo vendbanim të komunës së Bërvenicës dhe se do të sigurojë subvencione të veçanta për energji ekologjike dhe efiçente për ndërtim, ngrohje dhe transport.

Jahiji tha se nuk do të ketë derë të mbyllur për qytetarët e Bërvenicës sepse gjithmonë do të jem afër qytetarëve dhe do të jem në shërbim të plotë të tyre duke bashkëbiseduar me to dhe duke dëgjuar problemet e tyre. E në lidhje me buxhetin e komunës ai tha se do të dedikojmë një pjesë të buxhetit qytetarëve ku projektet e financuara nëpërmjet tij do të propozohen e vendosen nga vet qytetarët e kjo ndarje e veçantë do të marrë emrin «Buxheti qytetarë».

Jahiji në fund tha se të zgjidhesh kryetar komune do të thotë të fitosh besimin e qytetarëve, ku kryetarët tanë do ta fitojnë dhe ruajnë këtë besim me çdo mënyrë. Duke shtuar edhe se të gjitha premtimet e dhëna nuk janë një premtim elektoral, por kod sjellje.

Baby Boo