Me syze, makina të blinduara dhe …/ Ja policët që do sekuestrojnë pasuritë e krimit (FOTO)


Qeveria miratoi një akt-normativ, që ka fuqinë e një ligji, mbi atë që Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si anti-KÇK.

Pritet që nesër forcat që bëjnë pjesë në Njësinë Speciale të zbresin në terren, ndërsa sot Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zgjodhën të përcjellin disa mesazhe dhe paralaj.mërime ndaj atyre që i konsiderojnë “bosa” por jo vetëm, edhe ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, që ende nuk kanë kaluar Vetting.

Pjesë e Njësisë Speciale, krahas trupave më të specializuara në operacione të Policisë së Shtetit, do të jenë të angazhuar edhe ekspertë të fushës kompjuterike dhe asaj të ekonomisë. Gjithashtu pjesë e strukturës do të jenë edhe ekipe të vëzhgimit në terren, ekspertë të teknologjive më të përparuara të komunikimit etj.

Media ka njoftuar se tashmë janë identifikuar një numër i konsideruar pasurish të paluajtshme, kryesisht në zonat turistike, të cilat ose janë në pronësi të pensionistëve ose të të rinjve. Vlera e këtyre pasurive llogaritet në disa miliona euro dhe në to përfshihen njësi shërbimi, hoteleri, apartamente, troje, linja transporti dhe deri automjete luksoze.

Baby Boo