Me pranga në duar, ja si u arrestua grupi i narkotikëve në Tiranë


Goditet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike në kryeqytet. Në kuadër të operacionet të koduar “Zallmneri”, u arrestuan 4 shtetas si dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Në pranga janë vënë shtetasit Xhevahir Lusha, 47 vjeç, Ilirjan Selimi, 34 vjeç, dhe dy vëllezërit Ervin Lika, 30 vjeç, dhe Besnik Lika, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Sakaq, është shpallur në kërkim shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në rrugën “Teuta”, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.

Në pamjet e momentit të arrestimit duket sesi personat e dyshuar janë shtrirë në tokë dhe me pranga në duar.

Sakaq, u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, automjet tip “Golf” dhe 3 aparate celularë.

Baby Boo