Zbulohet tuneli në Burgun e Idrizovës ku kishin planifikuar te ikin dhjetra te burgosur


Ndryshimet e bërë një muaj më parë nga drejtori i burgut të Idrizovës Shpend Tahiri i cili vjen nga radhët e partisë Alternativa, me shkarkimin e udhëheqësisë së drejtorisë dhe vendosjes e personave me përvojë në krye të burgut kanë filluar të japin rezultat. Gjatë ditës, policia e burgut ka zbuluar një tunel në gjatësi prej 60 metra, prej ku të burgosur me dënime të larta kanë planifikuar të ikin nga burgu.
Kanë munguar edhe disa metra për të arritur deri tek muri kryesor i burgut.

Sipas informacioneve tuneli ka qenë mirë i menduar, ndërsa ndriçimi është siguruar me kabllo me dritë.
Edhe kohë më parë në burgun e Idrizovës ka patur aksione të policisë së burgut ku janë gjetur shuma të konsiderueshme të parave, celularë, gjësende të forta dhe materie të pluhurosura.

L

Baby Boo