Me pengesa fizike, por 50 vjet ka punuar si samarxhi! Kërkon pension, sepse i ka paguar kontributet


Pengesat fizike asnjëherë nuk e kanë ndaluar Zudija Alimoskin të punoj si zanatçinj për përpunimin e samarëve, zanat ky shumë i vjetër.
Ai është 69 vjeçar nga fshati Pregllovë i Kërçovës. E punon në këtë zanat mbi 50 vjet dhe thotë se problemet e tij fizike nuk kanë qenë problem që ai të punojë pa pushim që në moshë të vogël.

Këtë zanat e ka filluar si punë të dytë natën, sepse ditën ka punuar diku tjetër. Në kohën kur e ka filluar këtë zanat ka pasur nevojë për një samarë, por që mjeshtri nuk ka pasur kohë t’ia rregullonte andaj u detyrua që atë punë ta bënte vetë dhe që atëherë nuk ka hequr dorë nga ky zanat.

“Nga atëherë fillova të bëja samar vetë përafërsisht 51 vjet. (ngjitje) Është e vështirë të dhëmb kurrizi por mua nuk më ka përbërë problem edhe pse jam invalid, nuk kam pas problem kemi pasur shumë punë në atë kohë. (ngjitje) 25 fshatrat si Kollara, Shutova për të gjithë fshatrat shqiptarë i bëja unë samarët”, u shpreh Alimoski.

Ai thotë se është i vetmi në Maqedoni që e punon ende këtë zanat edhe pse nuk ka shumë kërkesa.
“Unë jam i vetmi në Maqedoni, ka edhe disa nga Krusheva por nuk i bëjnë si unë, kështu samar nuk mund të bëhet as në Maqedoni as askund. Kishte mjeshtër edhe nga Prilepi të vjetër por edhe ata vinin te unë tua përmirësoj”, tregon më tej ai.

Zudija Alimoski ka poseduar edhe kompani të vogël ku e ka zhvilluar zanatin e tij me të gjitha makineritë e nevojshme për këtë zanat, por tani ai merr vetëm pension social.
“Unë marr vetëm pension social, ndërsa për këtë që punova si invalid dhe si kompani edhe për atë kompani njëri nga Makedonski Brodi më kërkonte mito, para për pajisjet që unë i kam, ndërsa ai ka dërguar në Shkup raport jo të saktë deri tek Agjencia për Punësim, pas kësaj ma bllokuan llogarinë për një kohë dhe u detyrova ta ç‘lajmëroja kompaninë. Më mungon edhe pak stazh”, u shpreh më tej Alimoski.

Zudija Alimoski kërkon nga autoritete që të vinë të shohin a ka makineri për punë dhe t’ia rregullojnë dokumentet për të marrë një pension normal, sepse siç tha ai një jetë të tërë ia ka kushtuar këtij zanati edhe pse me pengesa fizike.

Baby Boo