Me një super këngë vjen Elita Reçi! (VIDEO)


Bashkëpunimet e saj në muzikë mbajnë firmën e emrave të njohur të kompozitorëve si: Adrian Hila, Shpëtim Saraçi, Edi Balili dhe Edmond Zhulali. Këngëtarja nga Struga Elita Reçi ka publikuar deri tani tre albume muzikore, ndërsa pjesëmarrjet e saj në festivale kanë qenë të shumta si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.
Në vitin 2001 dhe 2002 në “Nota Fest” Shkup, ajo u vlerësua me çmimin e tretë dhe çmimin e dytë; në vitin 2003 pjesëmarrëse në “Alba Fest”, po në Shkup, fitoi çmimin e parë. Në Festivalin Ballkanik, ku Elita përfaqësoi Shqipërinë, me kompozim të Adrian Hilës, fitoi çmimin e dytë. Aktualisht Elita është profesore muzike dhe jep mësim në Liceun Artistik në Strugë. Pas 8 vitesh rikthehet në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Patenta për dashuri”.
#kengamagjike2019 #konkurrentetBIG #javaenente @elita.reci

Baby Boo