Më në fund, zbulohet data e lansimit të iPhone 14

Më 7 shtator, Apple do të prezantojë për publikun serinë e re të iPhone 14. Megjithëse, ende nuk ka një deklaratë zyrtare, gjatë eventit të madh të shtatorit, pritet të prezantohet dhe iPhone 14, Pro dhe Max. Lansimi i tyre në treg është planifikuar për më 16 shtator.

Baby Boo

Sipas disa analistëve, ato do të jenë në dispozicion me një çmim më të lartë se modelet e mëparshme. Kjo për dy arsye: seria e re e iPhone bazohet në sistemin operativ iOS 16, i cili sjell një sërë përmirësimesh dhe mundësish personalizimi për aplikacionet, widget-et, ekranin e kyçjes dhe më tepër.

Një përmirësim teknologjik që nënkupton rritje të çmimit. Arsyeja e dytë lidhet me situatën aktuale gjeopolitike dhe ekonomike, e cila e bën të vështirë gjetjen e burimeve për prodhimin masiv të pajisjeve elektronike.Ngjarja e Apple më 7 shtator nuk do t’i kushtohet ekskluzivisht iPhone-ve, pot do të ketë hapësirë ​​edhe për Apple Watch Series 8, modelet më të larta të së cilës do të kenë një ekran të përmirësuar