Sela pas takimit me Kurtin: “‘Ballkani i Hapur’ s’ka kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e njeh Kosovën”


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai edhe njëherë ka bërë të ditur qëndrimin e tij dhe të partisë lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur” për të cilin thotë se nuk do të kishte asnjë kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

“Ne mendojmë se asnjë iniciativë në Ballkan nuk ka asnjë kuptim për sa kohë nuk vendoset edhe mozaiku i fundit i stabilitetit të Ballkanit që është njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë”, tha Sela.

Baby Boo