Më në fund u gjet vaksina kundër Covid-19? Tramp: E kanë fshehur, që të mos fitoj

WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 23: U.S. President Donald Trump speaks during a news conference in the briefing room of the White House on September 23, 2020 in Washington, DC. (Photo by Joshua Roberts/Getty Images)

Belgjika është njëra nga dy vendet ku tashmë po prodhohet vaksina kundër Covid-19 në kompanitë farmaceutike “Fajzer” dhe “Bajonteh”.
Përveç në “Antiverpen”, ku ndodhet selia evropiane e kompanisë “Fajzer”, vaksina po prodhohet edhe në shtetin amerikan Miçigen. Tashmë janë prodhuar qindra mijë doza në të dyja lokacionet, pohon për mediat lokale Koen Kolpert nga kompania belge “Fajzer”.

Kompania amerikane “Fajzer” dhe ajo gjermane “Bajonteh”, pas analizave preliminare në kuadër të fazës së tretë të testimit, publikuan se kandidati i tyre për vaksinën kundër koronavirusit, ka “90% efikasitet”, gjë që ishte konstatuar “7 ditë pas vaksinimit me dozën e dytë”.
Vaksina ende pret dritë jeshile nga autoritetet shëndetësore, kurse këto kompani paralajmëruan se po planifikojnë të prodhojnë 1.3 miliardë doza në vitin 2021.

Komisioni Evropian po zhvillon negociata me këto kompani për të lidhur marrëveshje për furnizim të 300 milionë doza për vendet-anëtare.
Lidhur me këtë temë në Tuiter u prononcua edhe Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Tramp, i cili tha se lajmi për efikasitetin e kësaj vaksine kundër Kovid-19 është publikuar pas zgjedhjeve presidenciale, vetëm që ai të mos fitojë.Agjencia e barnave (FDA) këtë duhej ta publikonte më herët, jo nga arsye politike, por që të mund të shpëtohen jetë njerëzish, ka shkruar Trampi.

Nga laboratori kinez “Sinovak Bajotek”, sot kumtuan se besojnë në sigurinë e vaksinës së tyre eksperimentale kundër Covid-19, edhe përkundër anulimit të testimit klinik në Brazil, i cili erdhi për shkak të një “incidenti serioz”. Por, kompania pohon se vaksina nuk ka të bëjë me incidentin në Brazil.
Agjencia Sanitare e Brazilit (Anvisa) dje njoftoi se ka vendosur ta ndërpresë testimin e vaksinës eksperimentale “Sinovak Bajotek” kundër koronavirusit, pasi më 29 tetor ka ndodhur një “incident serioz”. Anvisa nuk dha detaje rreth incidentin në fjalë, por vetëm paralajmëroi se incidente të tilla mund të kenë pasoja sekondare të cilat mund të rezultojnë edhe më vdekje.

Baby Boo