Me moton “T’du qashtu qysh je” sot në Prishtinë mbahet Parada e Krenarisë


Në Prishtinë sot mbahet Parada e Krenarisë me moton “T’du qashtu qysh je”, organizim ky i komunitetit LGBTI.

Kjo paradë, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në orën 17, u organizua për herë të parë në Prishtinë në tetor të 2017-ës.

Kujtojmë se Java e Krenarisë për këtë vit ka nisur më 5 qershor, e cila u manifestua me aktivitete të ndryshme të komunitetit LGBTI.

Baby Boo